Kur Berisha kërkonte të arrestonte Zef Brozin, si ia rrëzuan planin me votim të fshehtë në Kuvend

Kur Berisha kërkonte të arrestonte Zef Brozin, si ia rrëzuan planin me votim të fshehtë në Kuvend

TIRANË- Zef Brozi ka qenë kryetari i parë i Gjykatës së Kasacionit të Shqipërisë demokratike, sot Gjykata e Lartë. Në seancën plenare të 23 shtatorit 1993, Kryetari i Kuvendit, Pjetër Arbnori, lexoi një propozim të Presidentit Sali Berisha për të emëruar Zef Brozin kryetar të Gjykatës së Kasacionit. Brozi në atë kohë ishte deputet i PD, ndërsa në vitin 1990 ishte pjesë e lëvizjes studentore dhe një ndër përfaqësuesit që u dërguan për të negociuar me presidentin Ramiz Alia. Për kandidaturën e Brozit, Moikom Zeqo, në atë kohë deputet i PS-së, u shpreh se ?Jam i bindur që z. Brozi është njeri i ndershëm dhe duke qenë i ndershëm, do të dijë të gjejë pozicionin e vet në këtë post tepër të lartë?. br br Paqja mes Brozit dhe Sali Berishës zgjati më pak se dy vjet. Në javët e para të vitit 1995, Sali Berisha hodhi në veprim ushtarin e tij në krye të Prokurorisë së Përgjithshme Alush Dragoshin dhe disa deputetë të PD, të cilët i kërkuan Kuvendit t?i hiqte imunitetin Zef Brozit, për ta arrestuar. Në 1 shkurt 1995, Kuvendi futi në fshehtësi në rendin e dietës kërkesën për t?i hequr imunitetin Brozit, pas një akuze të Prokurorit të Përgjithshëm, Alush Dragoshi, bazuar në disa çështje procedurale dhe në disa ankesa të sajuara. Njërën nga ankesat e kishte bërë Avni Shehu, të cilin Berisha më pas e emëroi në vend të Brozit, pasi arriti të shkarkonte këtë të fundit.br br Heqja e imunitetit ishte një kërcënim i hapur që Sali Berisha po i bënte Zef Brozit, pasi ky i fundit, nga procesverbalet e diskutimeve, duket se nuk u ishte bindur urdhrave politikë të Berishës si dhe nuk kishte pranuar ndërhyrjet e Berishës për të diktuar vendimet e gjykatave. Tre vjet më parë, në 1992, Berisha kishte shkarkuar me një telefonatë edhe kryeprokurorin Maksim Haxhian, vetëm 4 muaj pasi e kishte emëruar, duke e zëvëndësuar me Dragoshin.br br Por, këtë radhë, Kuvendi bëri rezistencë. Gjatë votimit të fshehtë, shumica e deputetëve votuan kundra heqjes së imunitetit të Zef Brozit, duke e shpëtuar përkohësisht nga hakmarrja e Berishës. Sipas shumicës së deputetëve akuzat e kryeprokurorit Alush Dragoshi ishin të pabaza dhe nuk justifikonin heqjen e imunitetit. Dragoshi ishte emëruar nga Berisha pasi shkarkoi Maks Haxhinë. Dragoshi kishte drejtuar procesin e arrestimit të Fatos Nanos, proces i cili më vonë u hodh poshtë nga gjykatat si politik.


User: Report TV

Views: 6

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 02:20

Your Page Title