PD dorezon ne KQZ, listat e anetareve te komisioneve vendore - (23 Gusht 2000)

PD dorezon ne KQZ, listat e anetareve te komisioneve vendore - (23 Gusht 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Partia Demokratike më në fund ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me emrat e anëtarëve të komisioneve vendore. Partia Demokratike është partia e fundit që ka dorëzuar këto lista duke i hapur rrugë krijimit të komisioneve vendore. br br Por burime brenda KQZ-së konfirmojnë se Partia Demokratike, nuk i ka dorëzuar listat e plota. Ajo ka paraqitur vetëm një pjesë të emrave. Deri në fund të javës ajo do të ketë gati të gjithë emrat e anëtarëve të komisioneve vendore. Ndërkohë KQZ ka nisur sot punën për verifikimin e listave të votuesve. Pas këtij verifikimi këto lista pritet t?i kalojnë menjëherë komisioneve lokale, afati i fundit për krijimin e të cilave është fundi i javës.br br Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, paralelisht me verifikimin e listave të votuesve dhe krijimit të komisioneve vendore, vazhdon paraqitja e kandidatëve të pavarur, numri i të cilëve ka arritur mbi 40.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 3

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 00:59

Your Page Title