88 raste te reja dhe 6 viktima ne Maqedoni

88 raste te reja dhe 6 viktima ne Maqedoni

88 raste të reja, 6 viktima dhe 113 të shëruar është Covid-bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet e shëndetësisë njoftojnë se në Covid-spitalet janë të shtruar 383 pacientë me koronavirus, ku 56 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, me oksigjeno-terapi apo të kyçur në respiratorë.br ISHP-ja në Raportin Javor ka njoftuar për 4.6 ulje të rasteve të reja dhe për 14.7 ulje të viktimave, krahasuar me javën e shkuar. Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë persona mbi 60 vjec ? 75.9. Tek 23 rastet e vdekjeve apo 79.3 janë regjistruar sëmundje shoqëruese.br Ndërkohë, shpërthimi në Bejrut, u bë shkas që në rrjetet sociale të rikujtohet rreziku që i kanoset Shkupit, në Fabrikën organiko-kimike OHIS në Shkup, ku gjendet një cisternë me vinil-klorid. Mjeku, Nenad Lazarov përmes Facebookut ka tërhequr vërejtjen duke shkruar se: Derisa po shqetësoheni për Bejrutin, në Fabrikën OHIS është një cisternë prej 14 ton e lënë pasdore me vite të tëra, që mund t?i shkaktojë dëm Shkupit me më shumë viktima se Bejruti.br Ai ka shkruar se gjermanët nuk dëshirojnë ta bëjnë ekspertizën e kësaj cisterne, për shkak të kushteve jopërkatëse të akomodimit dhe përmbajtjes toksike.br Javën e shkuar, Inspektorati Shtetëror i Ministrisë së Mjedisit të Maqedonisë së Veriut kishte konstatuar se kjo cisternë në oborrin e Fabrikës OHIS ka sistem të ftohjes dhe është e sigurtë.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:19