Zbulimi i ri arkeoligjik ne Jergucat - (24 Gusht 2000)

Zbulimi i ri arkeoligjik ne Jergucat - (24 Gusht 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Një zbulim i rrallë arkeologjik në Jergucat, fshat në Dropullin e poshtëm, ku kalon superstrada Kakavijë-Gjirokastër është kryer ndoshta zbulimi më i rëndësishëm arkeologjik i 50 viteve të fundit. Një qytetërim me të gjithë elementët përbërës të tij, i cili po del në dritë të diellit. br br Doktor Dhimitër Çondi me ekipin e tij, i financuar nga fondacioni amerikan PACART, po kryen kërkime të mëtejshme tani në varret monumentale të zbuluara edhe në fragmentin e ujësjellësit të sapo zbuluar. br br Qytetërimi që po del tashmë në dritë, ka një histori krejt të veçantë për botën antike. Emërtimin e parë atij ia ka dhënë perandori ilir Ardiani dhe u quajt Adrianopulis dhe të dytin Justiniani, perandor romak me origjinë ilire. Është i vetmi qytetërim i botës antike mes dy emërtimeve perandorake. br br Zhvillimi i ditëve të fundit u jep përgjigje shkencave të pakontestueshme dhjetëra gjetjeve e pikëpyetjeve të historisë, arkeologjisë, politikës dhe kulturës evropiane e botërore.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 9

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:14

Your Page Title