Fest Folk Ndërkombëtar në Gramsh - (24 Gusht 2000)

Fest Folk Ndërkombëtar në Gramsh - (24 Gusht 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Fest Folk Ndërkombëtar në Gramsh. Bashkia dhe këshilli i rrethit Gramsh me iniciativë të grupit folklorik ?Miqësia?, për tre net me radhë organizuan në këtë qytet Fest Folkun e parë Ndërkombëtar. Merrnin pjesë grupi folklorik nga Orjahova Bullgari, grupi folklorik i Stugës Maqedoni, ndërkohë që ishin shtatë të ftuar të tillë. br br Sipas drejtuesit të festivalit, qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti kishte të bënte me vazhdimin e projekteve për çarmatimin në këtë rreth. Edhe pse u trumbetua me të madhe organizimi i festivalit nuk e justifikoi zhurmën e bërë. Fondi prej 500 mijë lekësh të reja të akorduar nga bashkia qe i pamjaftueshëm për mbarëvajtjen e aktivitetit. br br Në fund të Fest Folkut, si grupi më i mirë u shpall grupi folklorik ?Miqësia?, nga qyteti i Gramshit. Ndonëse ishte hera e parë dhe festivali folklorik nuk shkoi ashtu siç pritej, drejtuesit vendor i premtuan popullit të Gramshit që në të ardhmen do të organizojnë festivale të tjerë të këtij lloji për t?i kthyer ato në traditë.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 5

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 00:59