Berisha konference per fushaten e PD - (24 Gusht 2000)

Berisha konference per fushaten e PD - (24 Gusht 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Më 2 Shtator Partia Demokratike do të çeli zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale në sheshin ?Skënderbej?. Këtë e ka deklaruar sot kryetari i PD Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp. Fushata jonë, tha ai, do të bazohet tek kandidaturat, programi i partisë dhe dokumentet që disponojmë për gjëmat dhe bëmat e pushtetarëve. br br Sali Berisha, kryetar i PD:- ?Pjesa dërrmuese e tyre janë në një psikozë të thellë. Çdo hap që bëjnë, zgjedhësit i pyesin, ku janë paratë e premtuara? Çdo takim që bëjnë zgjedhësit i pyesin, ç?u bë me vendet e punës? Çdo hap që bëjnë, zgjedhësit i pyesin, ku është treni me 2500 të vrarë? Pra janë kandidatët më të vetmuar, janë kandidatët e klanit Meta-Nano, asgjë tjetër?. br br Gjatë këtyre ditëve në PD, përfundojnë të gjitha aktivet në rrethe në të cilat përcaktohen kandidaturat për kryetar bashkie. Deri tani janë përcaktuar për bashkinë e Elbasanit Dublin Dilja, në Fier Renato Shyti, në Tropojë Shpend Demiri, në Kavajë Islam Veliaj etj. Kryetari demokrat ka konfirmuar se kandidati i bashkisë së Vlorës do të përcaktohet nga koalicioni i të gjithë opozitës. br br Ndërkohë të shtunën përcaktohet kandidati i Korçës dhe ai i Durrësit, ku paraprakisht nga burime brenda PD mësohet se do të jetë sërish Arqile Gorea dhe të hënën përcaktohet kandidati për bashkinë e Shkodrës.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:48