Bizneset shperfillin masat anti-Covid | Lajme - News

Bizneset shperfillin masat anti-Covid | Lajme - News

Pas këshillës që përgjegjësi të vendoste maskën, Inspektoret e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor konstatuan se picerisë i mungonte xhami mbrojtës përpara arkës. Sipas përgjegjësit të saj, karriget përpara banakut synojnë ruajtjen e distancës me klientin. br Në këtë kafene mungonin shenjat dalluese për mbajtjen e distancës së klientit me banakun. E vetmja parregullsi në këtë call center ishte mungesa e dezinfektantëve nëpër tavolinat e punës. br Për të tre subjektet, inspektorët vendosën këshillim dhe paralajmërim për mungesën e masave anti-covid. ?U mor këshillim ndaj subjekteve sepse ishin subjekte që ishin bërë për herë të parë apo për herë të dytë. Në rast se shkelja është e vazhdueshme ndaj subjekteve merren masa me gjobë pra, administrative?, tha Nardi Kasmi, inspektor i ISHSH.br Prej fillimit të pandemisë janë gjobitur 431 subjekte në të gjithë vendin, kryesisht bar kafe, restorante, dyqane e markete dhe fasoneri. Ndërsa janë pezulluar në total 116 subjekte.br ?Shkeljet e rënda si shërbimi në ambiente të mbyllura është 1 milion lekë të reja. Ndërsa masat që janë në mungesë të pikave të protokollit është 100 mijë lekë të reja?.br Gjobave nuk u kanë shpëtuar po ashtu 24 institucione publike dhe 18 spitale, ambulanca dhe qendra shëndetësore.


User: RTV KLAN

Views: 9

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:35

Your Page Title