Qeveria shqyrton akuzat e opozites per listat e zgjedhesve - (25 Gusht 2000)

Qeveria shqyrton akuzat e opozites per listat e zgjedhesve - (25 Gusht 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Qeveria në Shqipëri ka rënë dakord, që të shqyrtojë akuzat e opozitës për mungesa të mëdha në listat e zgjedhësve para zgjedhjeve lokale të 1 Tetorit. Por Ministri i Pushtetit Lokal Bashkim Fino ka thënë se deklarimet e opozitës, për mbetje jashtë listave të votimit, të rreth 500 mijë zgjedhësve shqiptarë janë absurde. br br Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi numrin e përgjithshëm të zgjedhësve që është 2 milion e 335 mijë, por Partia Demokratike pretendon se qeveritarët kanë lënë jashtë tyre rreth gjysmë milion votuesish të tjerë dhe ka kërkuar përsëritjen e procesit të regjistrimit. br Kryetari i PD Sali Berisha ka këmbëngulur në këto shifra. Listat e shpallura do të verifikohen tani nga komisionet e qendrave të votimit.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 00:55

Your Page Title