Buçimas, donte të vriste vajzën për një telefon, masakroi nënën pasi ajo ndërhyri të mbronte mbesën

Buçimas, donte të vriste vajzën për një telefon, masakroi nënën pasi ajo ndërhyri të mbronte mbesën

Zbardhen detaje të reja nga masakra e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Buçimas të Pogradecit. Të afërmit e viktimës shprehen se e gjithë ngjarja ka nisur për një telefon, që zotëronte vajza 15-vjeçare e autorit.br br 44-vjeçari Olsi Çekiçi ka dashur të vrasë vajzën e tij për shkak të një telefoni, por ka ndërhyrë nëna e tij për të mbrojtur mbesën e mitur.br br Ky ka qenë shkaku i konflikti që fillimisht nisi verbalisht dhe përfundoi me masakrimin e 70-vjeçares Firdes Çekiçi.br br Një i afërm i viktimës, shprehet se ngjarja nisi për një telefon, ku 44-vjeçari e ka parë në dorën e vajzës së tij dhe ka tentuar ta vrasë. Nëna është futur për të mbrojtur mbesën dhe e pësoi ajo.br br "Shkaku është bërë një telefon që ka gjetur, një telefon të çupës. Për ta mbrojtur gjyshja doli para dhe e pësoi ajo. E ëma ka qenë një njeri shumë i mirë, për mbrojtje për vajzën, ndodhi kjo që ndodhi. Në shtëpi rrinin ato të katër, nuk kishte njeri tjetër. Për telefonin e vajzës iku një jetë", tha një i afërm i viktimës.br br Ai ka akuzuar institucionet që e kanë lënë të lirë 44-vjeçarin, i cili vuante nga problemet mendore, ndërsa shton se ai ushtronte dhunë ndaj të ëmës dhe ajo e kishte denoncuar disa herë, për që ishte tërhequr pasi i dhimbsej se e kishte djalë.br br "Për mendimin tim them çfarë është ai doktor që e lëshoi. Ajo ka barë disa denoncime dhe e tërhoqi, se evlat kush do që t'i rrijë djali në burg. Faji këtu është i institucioneve që nuk kontrollojnë", u shpreh i afërmi.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 02:13

Your Page Title