Ora News - Sekuestrohet hotel “Vollga”, dyshime për tentativë të tjetërsimit të pronësisë

Ora News - Sekuestrohet hotel “Vollga”, dyshime për tentativë të tjetërsimit të pronësisë

#tvora #rtvoranewsbr br 4 vite pas nisjes së hetimeve prokuroria ka vendosur sekuestrimin e hotel Vollgës. Vendimi është marrë nën dyshimin se ka përpjekje për të tjetërsuar pronësinë.br br Agjencia e administrimit të pasurive të konfiskuara ka vendosur masën e sekuestrimit të hotel Vollga.br br Vendimi është marrë nën argumentin se nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, të nisura në bazë të kallëzimit të shtetasit Z.H., janë krijuar dyshime të arsyeshme për paligjshmëri në veprimet e kryera mbi ndryshimet e pronësisë.br br Këto veprime të dyshuara antiligjore, sipas akuzës shtrihen në zyrën hipotekore, zyrat noteriale, por edhe në Gjykatën e Durrësit.br br Hotel vollga nisi të ndërtohet në vitin 1938 si seli e komandës së marinës italiane e më pas si hotel.br br Pas çlirimit qeveria e asaj kohe vendosi ti ndryshojë emrin në Vollga.br br Në vitin 1994 ajo I kalon në pronësi trashëgimtarëve e më pas shënohen një sërë ndryshimesh fillimisht një shtetasi shqiptar e më pas një të huaji, duke u shoqëruar dhe me procese gjyqësore.br br Në vitin 2003 rezulton që prona kalon sërish në emër të trashëgimtares.br br Por në vitin 2004 sërish pas përplasjeve në gjyqe, prona kalon në emër të shtetasit arab.br br Pas këtij veprimi ai ia shet dhe një tjetër personi dhe një pjesë ia dhuron Emiljano Shullazit.br br Në hetimet e zhvilluara në vitin 2016 Shullazi u akuzua për përvetësimin e aksioneve përmes kërcënimeve.br br Por avokati i tij e kundërshton duke e cilësuar ndalimin të padrejtëbr br Tashmë duket se procesi ka vazhduar dhe me masën e sekuestros.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tv br br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:20

Your Page Title