Ora News - Ekzekutohet 27-vjeçari në Shkodër, viktima probleme me gjakmarrjen

Ora News - Ekzekutohet 27-vjeçari në Shkodër, viktima probleme me gjakmarrjen

#tvora #rtvoranewsbr br Një 27-vjeçar ka mbetur i vrarë mëngjesin e kësaj të dielë në qytetin e Shkodrës. Ai është Gjin Ndoji i njohur ndryshe dhe me mbiemrin Boriçi. I riu rezulton me probleme të gjakmarrjes por dhe person me precedent penal në fushën e trafiqeve të paligjshme. Këto dy pista dyshon policia si shkak të ekzekutimit të të riut.br br Qyteti i Shkodrës është zgjuar me një atentat mëngjesin e kësaj të diele, ku viktimë mbeti një 27-vjeçar.br br I riu me dy identitete u vra rreth orës 6 të mëngjesit në fshatin Shkjezë, pranë Bushatit, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.br br Gjin Ndoji, i njohur ndryshe dhe me mbiemrin tjetër Boriçi, u qëllua pranë automjetit të tij tip BMW, të cilin kishte vetëm pak ditë që e kishte marrë me qira.br br I riu është gjetur nga kalimtarët në rrugë të cilët kanë njoftuar policinë. Këta të fundit shprehen se e kanë gjetur të riun me plagë të shkaktuar në përdorimi i armës së zjarrit.br br Ndaj të riut janë shtënë disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa policia bën me dije se ka gjetur në vendngjarje 4 gëzhoja.br br Autorët të cilët janë larguar vendi i krimit kanë djegur automjetin 1 kilometër më larg, tek vendi i quajtur Bendi i cili shërben si kufi mes Bushatit dhe Lezhës.br br br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:30

Your Page Title