Rindërtimi / Ku do investohen 95 milionë eurot e dhëna nga Italia për Shqipërinë, 5 grante!

Rindërtimi / Ku do investohen 95 milionë eurot e dhëna nga Italia për Shqipërinë, 5 grante!

Shuma e akorduar nga Italia për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 për Shqipërinë do të fokusohet në zhvillimin e infrastrukturës energjetike, forcimin e infrastrukturës së peshkimit dhe në sektorin e mbrojtjes civile për krijimin e një flote të re të emergjencave civile.  br br Shuma prej 95 milionë euro janë detajuar ditën e sotme ku qeveria shqiptarja dhe ajo italian kanë firmosur marrëveshjen për shpërndarjen e fondit prej 95 milionë euro që Itali i dha Shqipërisë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Nga kjo shumë 5 janë grant nga qeveria italiane dhe 90 milionë euro do jenë në formën e një kredie të butë.br br Marrëveshja u firmos nga Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ambasadori italiane Fabrizio Bucci, i  cili gjatë fjalës së tij tha se kjo dëshmon se dy vende kanë marrëdhënie vllazërore mes tyre.br br Gjatë fjalës së tij ministri Ahmetaj specifikoi se si do të behej detajimi i këtij fondit  nga qeveria italiane, ku konkretisht ato do të shkonin në zhvillimin e infrastrukturës energjetike, forcimin e infrastrukturës së peshkimit dhe në sektorin e mbrojtjes civile për krijimin e një flote të re të emergjencave civile.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 09:59

Your Page Title