Godole: Sulmi ndaj TV Ora mesazh për mediat e tjera kritike me qeverinë, përkeqësim deri në zgjedhje

Godole: Sulmi ndaj TV Ora mesazh për mediat e tjera kritike me qeverinë, përkeqësim deri në zgjedhje

#tvora #rtvoranewsbr Në një intervistë në Ora News, pedagogia e gazetarisë Jonila Godole tha se vitet e fundit, sidomos nën qeverisjen e Ramës, ka pasur një përkeqësim për lirinë e medias.br br Gondole u shpreh se AMA dhe ISHSH bënë përpjekjen e parë për të goditur Ora News si një zë kritik ndaj qeverisë.br br Ajo shtoi se në këtë pikë jemi në cenimin e lirisë së medias në vend, se publiku merr informacione që vijnë vetëm nga burimi i qeverisë.br br Jonila Godole: Vitet e fundit është parë një tentativë për të penguar fjalën e lirë dhe për të censuruar kritikat nga qeverive. Kjo ka ardhur duke u përkeqësuar vitet e fundit të qeverisjes së socialistëve. Dua tu kujtoj këtu ligjin anti-shpifja, që u kritikua nga ndërkombëtarët dhe nga të gjitha grupet interesit. Pas tërmetit dhe pandemisë dolën probleme të mëdha, ku u përpoq të centralizohej informacione dhe kontrollohej para se të shkonte para medias.br br AMA dhe ISHSH bënë përpjekjen e parë për të goditur Ora News, kur vetë institucionet gjatë gjithë pandemisë shembën Teatrin dhe aty e pamë se sa i parëndësishëm ishte shëndeti i njerëzve. Ndërsa me sulmin ndaj Ora News, aty kur kemi një mendim kritik ndaj qeverisë, duket sikur po vihen nën kontroll. Goditja e tanishme nga SPAK, për mua ishte e paralajmëruar për ato pak zëra kritikë që ekzistojnë në vendin tonë. Publiku nuk merr kaq shumë informacione, sepse kontrollohen nga një burim i vetëm. Në këtë pikë unë e shoh se jemi në pikun e cenimit të lirisë së medias në Shqipëri.br br Godole tha se për pak muaj do të jenë zgjedhjet dhe publikut po i vijnë informacione sikur çdo gjë shkon mrekullisht.br br br Jonila Godole: Publiku për pak muajsh do të votojë, por mbi ç?baza informacioni, sepse informacionet që i vijnë janë se ne jetojmë mrekullisht. Media duhet të jetë një përcjellëse e të vërtetës ndaj publikut, jo të jetë propaganda. Edhe media ka mëkatet e veta, sepse shumë herë i ka shërbyer pushtetit për arsye pragmatiste. Vetë media duhet të jetë një biznes i pavarur. Publikut i ka humbur besimi te politika, por sipas sondazhet e fundit ka humbur edhe besimi te media. Dhuna që ushtrohet nuk është më e njëjta, sot bëhet dhunë në emër të ligjit, nuk bëhet më me shkop.br br br Për më shumë lexoni në: br br br br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tv br br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Emisione

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 17:44

Your Page Title