Report TV - Radhë të gjata edhe në Kapshticë, qytetari: U dogja në makinë me gjithë gocën

Report TV - Radhë të gjata edhe në Kapshticë, qytetari: U dogja në makinë me gjithë gocën

Radhët e gjata janë rikthyer në Kapshticë edhe pse mbrëmjen e së premtes situata ishte normalizuar. Mbrëmja e djeshme solli normalizim të situatës, ku radhët u eliminuan, por mëngjesi i sotëm ka bërë që makinat të vendosen në radhë të gjata.br br Janë qytetarë të shumtë të cilët kërkojnë të kthehen në shtetin fqinj ku kanë vendet e punës. Mes tyre ka edhe shumë fëmijë e të moshuar. Drejt Kapshticës mëngjesin e sotëm janë drejtuar edhe emigrantë që nuk ia dolën dot të qëndrojnë në Kakavijë.Kam qenë në Kakavijë, kam ndenjur 24 orë me gjithë gocën, sot u detyrova gjithë natën me ardhur këtu", thotë një qytetar.br br "Kam që në orën 7 këtu, kam fëmijë të vegjël dy goca, 3 edhe 7, skemi ç'të bëjmë tjetër", thotë një tjetër.br br "Kam 6 orë që pres, se dimë a do të kalojmë, pyesni Edin ose Bashën", tha një tjetër.br br "Kam që në orën 6 të mëngjesit, po presim, nuk kemi marrë asgjë dhe nuk na kanë shpërndarë asgjë", thotë një tjetër qytetar me fëmijë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.br br Nga ana tjetër kushti që qeveria greke ka vendosur për karantinim 7 ditor ka bërë që të shtohen radhët. Ndërkohë ka edhe nga ata shtetas të cilët janë detyruar te kthehen pasi u ka skaduar aplikimi TPL i vendosur si kriter nga shteti.br br Në 24 orët e fundit, në Kapshticë kanë hyrë 1356 dhe kanë dalë 4518 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Pala jonë punon me 4 sportele, ndërsa pala greke punon me staf të kufizuar pasi Greqia feston festën e Shën Marisë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 06:02

Your Page Title