Dhjetera emigrante bllokohen ne Kapshtice |Lajme-News

Dhjetera emigrante bllokohen ne Kapshtice |Lajme-News

Për të dytën radhazi janë rikthyer radhët në Pikën Doganore të Kapshticës. Që në orët e para të mëngjesit të së dielës u plotësua kuota ditore e 300 personave me ata që kishin qëndruar gjatë natës në radhë dhe pala greke pezulloi punën. br Me mbylljen e sporteleve dhjetëra qytetarë të tjerë që kërkonin të udhëtonin drejt shtetit helen u bllokuan. Ata thonë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në pritje. Kthimin mbrapsht nuk e konsiderojnë si mundësi. br Në segmentin që të çon drejt Kapshticës policia shqiptare ka vendosur postblloqe të cilët nuk lejojnë emigrantët të udhëtojnë drejt doganës. Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit njoftoi se kuota ditore u plotësua dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë.


User: RTV KLAN

Views: 5

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:30

Your Page Title