Shtohen të infektuarit nga Covid, 101 raste të reja dhe 5 viktima, në spitale 178 të shtruar

Shtohen të infektuarit nga Covid, 101 raste të reja dhe 5 viktima, në spitale 178 të shtruar

#tvora #rtvoranewsbr Për të katërtën ditë radhazi numri i të shëruarve nga koronavirusi është më i lartë se numri i rasteve të reja por sërish këto të fundit janë më shumë sesa një ditë më parë.br br Në 24 orët e fundit janë regjistruar 101 raste të reja pozitive në 803 testime të kryera, ndërsa janë shëruar 119 persona.br br Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.br br Ndërkohë 5 pacientë kanë ndërruar jetë.br br ?Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana? njoftoi Ministria e Shëndetësisë.br br Sakaq vijon të jetë i lartë numri i të shtruarve, ku në dy spitale Covid po marrin trajtim 178 pacientë, 18 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 7 të intubuar.br br Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mbajnë në konsideratë në çdo moment masat për frenimin e përhapjes së virusit ?Lani shpesh duart dhe mos e prekni fytyrën; Ruani distancën mbi 1.5 metër nga të tjerët në ambientet publike; Vendosni detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk është e mundur mbajtja e distances, vetëm duke respektuar këto rregulla të thjeshta ruajmë veten dhe të tjerët nga infektimi me virusin SARSCOV2.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 00:54

Your Page Title