Top News - Mali i Zi, zgjedhjet/ Pjesëmarrja në votime e lartë

Top News - Mali i Zi, zgjedhjet/ Pjesëmarrja në votime e lartë

Deri ne oren 17:00 sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne Mal te Zi zyrtarisht kane marre pjese ne votime 68.4 e qytetareve me te drejte vote. Perqindja e larte e votuesve ne rang vendi eshte nje sinjal negativ per forcat politike shqiptare pasi rritet koeficenti per te marre deputet ne parlamentin e ardhshem. Deri ne oren 18 te pasdites ne Tuz, raportohet te kene votuar rreth 42 e qytetareve.br Qendrat e votimit në Malin e Zi janë hapur që prej orës 7 të mëngjesit, dhe procesi pritet te mbyllet oren tetë të mbrëmjes, ndërsa zhvillohet mes masash të shtuara për shkak të pandemisë. Kryetari I bashkisë së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kandidat për deputet në Listën Shqiptare, e hodhi votën e tij në mëngjes. Kryetari i Alternativës Shqiptare, kandidat i Listës Shqiptare në Tuz, Nikollë Camaj, gjithashtu votoi herët, duke u bere apel qytetareve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese. Në këto zgjedhje, të 11-tat që nga vendosja e sistemit multipartiak në vend, partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Milo Gjukanoviç synon sërish fitoren pas 30 vitesh në pushtet, ndërsa opozita e renditur në disa blloqe, kërkon me ngulm ndërrimin e pushtetit. Vlerësimet e instituteve për hulumtimin e opinionit nuk bëjnë dot një parashikim të qartë për fituesin. Në këto kushte, vota e shqiptarëve konsiderohet me rëndësi në përcaktimin e fituesit. br br Pamje: AFPbr br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:27

Your Page Title