Ora News - Shqiptarët do ta kalojnë natën në kufi në pritje të hapjes së traut nga Greqia nesër

Ora News - Shqiptarët do ta kalojnë natën në kufi në pritje të hapjes së traut nga Greqia nesër

#tvora #rtvoranewsbr Trau i Greqisë u mbyll, por shqiptarët do ta kalojnë natën jashtë në pritje të orës 6 të së hënës.br br Greqia vijon të mos tolerojë sa i përket kuotës prej 300 personave që duhet të kalojnë në ditë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.br br Edhe pse sot u duk sikur do të bënte një lëshim për shtetasit që mbetën në kufi, pas plotësimit të numrit diçka e tillë nuk ndodhi.br br Shumica prej tyre janë që prej orës 7 në doganë dhe nuk janë larguar për asnjë moment, kjo për të mos humbur radhën.br br Kjo do të jetë nata e dytë që shqiptarët do të kalojnë natën jashtë për të pritur orën 6:00 për hapjen e traut dhe për të kaluar më pas.br br Mes tyre ka shtetas që të nesërmen u mbaron tamponi ndaj janë duke qëndruar në radhë dhe pritje prej shumë orësh.br br Ndërkohë që disa prej tyre do të duhet të rimbushin formularin online për mjetet i cili ka vlerë vetëm 24 orë dhe do të ripaguajnë edhe njëherë tarifën prej 10 eurosh.br br Mes shtetasve ka gra, fëmijë dhe të moshuar.br br Sot ata u përballën me temperatura përvëluese ndërsa rreth 50 të tjerë u ndaluan nga policia tek kryqëzimi i fshatit Kapshticë për të mos krijuar radhë në doganë, por atje u përballën jo vetëm me temperaturat e larta por edhe mungesën e ambjenteve për kryerjen e nevojave personale apo blerjen e ushqimeve.br br Në rast se palët shqiptare dhe greke nuk do të negociojnë për rritjen e numrit të kuotës për të kaluar më shumë se 300 persona, një situatë e tillë pritet të ndodhë edhe javën e ardhshme.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:13

Your Page Title