Ora News - Negociatat për detin, Greqia konfirmon nisjen e bisedimeve të sinqerta

Ora News - Negociatat për detin, Greqia konfirmon nisjen e bisedimeve të sinqerta

#tvora #rtvoranewsbr Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, mori si shembull dialogun dhe marrëveshjet e arritura me Greqinë dhe Egjiptin për të lajmëruar fillimin së shpejti të bisedimeve dhe me Shqipërinë për ndarjen e kufirit detar. Duke folur për mediat greke në lidhje me tensionet e fundit me Turqinë, Dendias tha se Athina është e interesuar të zhvillojë bisedime të sinqerta.br br ?Greqia ka treguar se nxit dialogun me të gjithë fqinjët e saj pa përjashtim që nga marrëveshjet me Egjiptin dhe Italinë si dhe marrëveshja e mbrojtjes me SHBA, të gjitha u arritën me dialog të sinqertë. Dialog i ngjashëm pritet të fillojë së shpejti dhe do të na çojë drejt një marrëveshje dhe me Shqipërinë?.br br Debati për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë mori zjarr pas deklaratës së kryeministrit grek, Kiryakos Mitsotakis, se Greqia do ti zgjerojë ujërat territorialë në detin Jon nga 6 në 12 milje si dhe u lajmërua vizita në Tiranë e Ministrit të Jashtëm grek.br br Në Shqipëri deklarata e Mitsotakis ndezi debatin politik dhe opozita ndërsa kërkoi transparencë nga qeveria, e akuzoi kryeministrin Rama për marrëveshje të fshehtë me Athinën.br br Së pari, kryeministri Rama tha se është e drejtë e Greqisë ti shtrijë ujërat territorialë deri në 12 milje në bazë të Konventës për Ligjin e Detit.br br Më pas Kryeministri sqaroi se nuk ka marrëveshje të fshehtë me Athinën pasi së pari duhet riformatuar grupi negociator, proces që ndodh me firmën e Presidentit.br br Debati kryesor për ndarjen e kufirit detar mes dy vendeve është kanali i Korfuzit, ku distanca mes dy brigjeve është më e vogël se 24 milje.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:46

Your Page Title