Kandidatet per Bashkine Gjirokaster shpalosin platformat e tyre elektorale (17 Shtator 2000)

Kandidatet per Bashkine Gjirokaster shpalosin platformat e tyre elektorale (17 Shtator 2000)

Lajme Arkiva 2000br Kanë debatuar dy orë para zgjedhësve dhe publikut të tyre dy rivalët kryesorë për Bashkinë Gjirokastër dhe më pas kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin. Me iniciativën e Institutit Amerikan për demokraci dhe ndëmjetësim, demokrati Ylli Asllani dhe socialisti Murat Kaçi, kanë ftuar gazetarë dhe mbështetës të tyre në një lokal në liqenin e Viroit.br Këtu, dy kandidatët kanë bërë dhe premtimet e tyre. Duhet vetëm një investim publik modest për të sjellë ujë në këtë vend turistik ka shtuar kandidati socialist. Ndërsa ai demokrat ka premtuar një kamping veror për fëmijët. Zhvillimi i biznesit, turizmit familjar, rregullimi i infrastrukturës ishin aspektet e platfomës së dy kandidatëve të cilët kanë debatuar me replika të thjeshta dhe pa tone fyese.br Në fund rivalët kanë shtrënguar dhe duart madje kanë uruar njëri-tjetrin me dolli dhe duke uruar suksese në zgjedhjet e 1 tetorit.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:02

Your Page Title