Nano ne Dhermi: Socialistet jane te vendosur te qeverisin Jonin (17 Shtator 2000)

Nano ne Dhermi: Socialistet jane te vendosur te qeverisin Jonin (17 Shtator 2000)

Lajme Arkiva 2000br Turi jugor i kryesocialistit Nano ka nisur në ditën e parë të vitit të 49-të të jetës së tij. I shoqëruar nga ministri i Financave Anastas Angjeli, kryetari Nano është ndalur në fshatat piktoreske përgjatë bregdetit të Jonit. Në Dhërmi të rinjtë e fshatit, emigrantë që janë rikthyer për të investuar paratë në ndërtimin e hoteleve buzë detit, për të tërhequr turistët e huaj dhe ata vendas. Dhërmiu do të kërkojë nga shteti kthimin e pronave, ndërtimin e linjës së re të tensionit të lartë si dhe furnizimin me ujë të pijshëm. br Për të gjitha këto kryetari Nano dhe kryefinancieri Angjeli, u propozuan banorëve të projektojnë projekte konkrete në mënyrë që financimet e qeverisë të realizohen në praktikë. Ministri i Financave theksoi se në janar nisin punimet për riasfaltimin dhe zgjerimin e rrugës kombëtare Llogara-Sarandë. Në mënyrë që gjuha greke të mos asimilojë gjuhën shqipe, Dhërmiu do të kërkojë që dhe televizionet shqiptare të përhapin valët e tyre në këto zona. Gjithashtu është prezantuar kandidati socialist për komunën Borsh, Ferdinand Dhrami.br Në fjalën e tij kryesocialisti Nano tha se socialistët janë të vendosur të qeverisin gjatë në zonën e bregut të Jonit. Mos u shërbeni më të çmendurve të urdhrat për sabotimin e projekteve qeveritare i marrin nga shtepia e PD-së në Tiranë, u tha Nano borshjotëve.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 4

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 02:10

Your Page Title