Vrasesi i Bujar Likes dhe Paulin Gjergjit, ne kerkim nga Greqia | Lajme - News

Vrasesi i Bujar Likes dhe Paulin Gjergjit, ne kerkim nga Greqia | Lajme - News

Eduart Lama, i arrestuar në Shqipëri për vrasjen e dy biznesmenëve, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji mbrëmjen e 30 Majit në një hotel në Laç, rezulton se kërkohet nga drejtësia greke me emrin Leandro Simon.br br Autoritetet greke kanë kërkuar nga Ministria shqiptare e Drejtësisë dërgimin në Athinë të Eduart Lamaj, të cilin e akuzojnë se është pjesë e grupit që ka trafikuar 180 kg kokainë nga Amerika Latine, drejt Greqisë dhe më pas me destinacion përfundimar vendet e BE-së.br br Kjo sasi kokaine u përfol se do të kalonte nga Porti i Durrësit, por u zbulua në Pire të Athinës.br br Greqia e akuzon Eduart Lamajn, ose Leando Simon, për organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh.br br Por duket se kërkesa e autoriteteve greke nuk do të plotësohet për momentin pasi Eduart Lama është në proces për vrasjen e Likës dhe Gjergjit.br br Tv Klan mëson se Ministria e Drejtësisë u ka kërkuar autoriteve greke që të dërgojnë dosjen orgjinale në Shqipëri, pasi Lamaj po hetohet për vrasje të dyfishtë në vendin tonë, dhe gjykimi për trafikun e 180 kg kokainë të vijojë në Shqipëri.br br 30-vjeçari u arrestua në spitalin privat Amavita në Tiranë, ku po mjekohej, pasi mbeti i plagosur në atentatin që iu bë 2 biznesmenëve në Laç.


User: RTV KLAN

Views: 5

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:19

Your Page Title