Ora News - Gjirokastër, 4 drejtues automjetesh u arrestuan gjatë muajit gusht

Ora News - Gjirokastër, 4 drejtues automjetesh u arrestuan gjatë muajit gusht

#tvora #rtvoranewsbr Policia Rrugore e qarkut Gjirokastër ka arrestuar 4 shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.br br Janë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore të qarkut, jo vetëm për menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, por dhe për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur, që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, nuk vendosin rripin e sigurimit apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.br br Nga kontrollet e ushtruara në muajin gusht, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh, 1 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.br br Gjatë muajit gusht janë proceduar administrativisht gjithsej 1287 drejtues mjetesh.br br Konkretisht janë vendosur:br br ? 710 masa për parakalime të gabuara;br br ? 43 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;br br ? 29 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;br br Janë dërguar në OASH 10 drejtues mjetesh, 2 prej tyre për përdorim të pijeve alkoolike.br br Janë bllokuar 3 automjete.br br Policia Rrugore e qarkut Gjirokastër falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:00

Your Page Title