Italiani ndalohet në Muriqan, kishte fshehur 53 kg kanabis “çokollatë” brenda bombolës së gazit

By : Ora News Lajme

Published On: 2020-11-05

0 Views

00:58

#tvora #rtvoranews
Policia Kufitare ka goditur një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Shkodër.

Arrestohet në flagrancë një shtetas italian C. T., 60 vjeç, që tentoi të trafikonte në drejtim të Italisë, 53 kilogramë lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate.

?Shërbimet e Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Shkodër në PKK Muriqan, në zbatim të masave shtesë për rritjen e kontrollit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike që mund të zhvillohet në pikat e kalimit si pasojë e fluksit, bazuar edhe në analizën e riskut, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër parandaluan dhe goditën një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, drejtuesin e mjetit tip ?Fiat?, shtetasin italian C. T., 60 vjeç, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.? ? njofton policia.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet Policisë Kufitare gjetën në një bombol gazi të futur brenda një bombole tjetër gazi, rreth 30 kg lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate.

Po në vijim të kontrollit rezultoi se brenda dy bombolave gazi të futura brenda dy bombolave të tjera gazi ishin të fshehura 20 kilogramë lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate të mbështjellë me natriban.

Në cilësinë e pronës materiale janë sekuestruar 53 kilogramë lëndë narkotike marijuanë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ?Trafikim i narkotikëve mbetur në tentativë?.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/italiani-ndalohet-ne-muriqan-kishte-fshehur-30-kg-kanabis-brenda-bomboles-se-gazit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Trending Videos - 10 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 10, 2024