“Biden” dhe “Trump” mbeten stok

“Biden” dhe “Trump” mbeten stok

Për Zeng Sheng, menaxherin e Shanghai Maiyi Arts, këtë vjeshtë biznesi duhet të ishte duke pasur një bum shitjesh. Me afrimin e zgjedhjeve në ShBA, kërkesat për skuplturat në dyllë të Donald Trump duhet të ishin shumë të larta.br br Por pandemia e koronavirusit ka ndaluar porositë e reja dhe ka vonuar porositë jashtë kufijve, përfshirë dhe drejt nga SHBA. Ai tani ndaluar dhe prodhimin e një kopje të Joe Biden.br br Shanghay Maiyi Arts është themeluar në 2012 si prodhues dhe furnizues i statujave të dyllit. E gjendur në periferi te Shanghait, Maiyi Arts ka një sallë të madhe sa dyfishi i një muzeu normal, ku vizitorët mund të pozojnë te statujat e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-Un, yllit të arteve marciale Jackie Chan dhe të tjerë.br br Zeng është shprehur se deri në 2019, kompania eksportonte deri në 700 statuja në vit, ku 13 shkonte përtej oqeanit. Sipas prodhuesit të statujave një tjetër faktor që ka ndalur prodhimin është edhe marrëdhëniet e tensionuara që Kina dhe SHBA-ja kanë së fundmi.br br Virusi goditi porositë dy herë, njëherë në Kinë, ku fabrikat dhe pikat turistike janë mbyllur. Biznesi vazhdon me 23 e potencialit të tij. Vitin që shkoi kompania prodhoi 16 statuja të Presidentit amerikan, 6 nga të cilat u shitën jashtë.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:07