Ora News- Legalizohet pallati pa leje në kryeqytet, Lame: “Lista e zezë” i vuri në rresht ndërtuesit

Ora News- Legalizohet pallati pa leje në kryeqytet, Lame: “Lista e zezë” i vuri në rresht ndërtuesit

#tvora #rtvoranewsbr Banorët e një tjetër pallati në kryeqytet, i ?braktisur? nga ndërtuesi, morën sot në dorëzim lejet e legalizimit. Rasti i veçantë i objektit ishte se ishte ndërtim pa leje.br br Kreu i Kadastrës, Artan Lame, foli për 381 pallate të formalizuara në rang vendi, ku për 46 prej tyre është mundësuar legalizimi falë bashkëpunimit të banorëve.br br Lame tha se edhe e ashtuquajtura ?lista e zezë? e hartuar nga Kadastra ka dhënë ndikim pozitiv duke i vënë në rresht ndërtuesit.br br Lame: Jemi për dy grupe objektesh, legalizimet e zakonshme dhe legalizim i pallateve të braktisura nga pronarët.Ky pallati këtu që jemi sot për ta legalizuar është fare pa leje. Legalizimi i pallateve të braktisura ka filluar që në 2005, deri në 2017 mund të konsiderohet i pa realizuar. Pas dy vjetësh që është dhënë vendimi për legalizimin e pallateve të braktisura jemi në këto shifra. Janë 381 pallate të formalizuara në rang republike me 1.663.000 metër katrorë ndërtim. Janë 14 mijë familje që kanë marrë dokumentin e pronësissë përmes këtij procesi. Nga këto pallate, 46 janë legalizuar nga vetë banorët. Rasti i këtij pallati është nga këto.br br Është pjesa ku po çalojmë dhe kërkojmë më tepër bashkëpunimin tuaj. Banorët të bëhen bashkë dhe të vinë për legalizim. Veç e veç nuk bëhet dot. Pallati më i vjetër i legalizuar nga këto është i vitit 1996, më të rejat janë të viteve 2014-2015. Ka qenë shumë e rëndësishme ?lista e zezë?, me të cilën trembëm në njëfarë mënyrë një pjesë të ndërtuesve duke u shkruar bashkive dhe duke u thënë mos u jepni leje të reja ndërtimi pa mbyllur procesin e pallateve të ndërtuara. Procesi i legalizimit të pallateve, fjalë ka kudo, ka edhe gjëra të vërteta, raste korrupsuioni dhe ndërhyrje. Por procesi i legalizimit të pallateve është nga më të pastrit nga problematikat e korrupsionit.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 07:00