Zgjedhjet parlamentare/ Meta nis konsultimet për caktimin e datës! Fton të premten në 11:00 Ramën!

Zgjedhjet parlamentare/ Meta nis konsultimet për caktimin e datës! Fton të premten në 11:00 Ramën!

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka nisur konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të Përgjithshme parlamentare 2021. Për këtë çështje, kreu i shtetit ka ftuar ditën e premte në orën 11:00 në një takim kryeministrin Edi Rama, si kryetar i Partisë Socialiste në Presidencë. Ftesa i është dërguar kreut të grupit parlamentar socialist dhe mban datën e sotme, 1 shtator 2020.br br "Presidenti i Republikës, Ilir Meta në mbështetje të kompetencave të tij Kushtetuese, neni 90 gërma "gj", pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve konsensuale në Kodin Zgjedhor të miratuara në ligjin nr. 1012020, si dhe në vijim të traditës së mirë, ka vendosur nisjen e procesit të konsultimeve me partitë politike me qëllim caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Për këtë, Presidenti i Republikës fton në takim ditën e premte datë 04.09.2020 ora 11:00 pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, Kryetarin e Partisë Socialiste z. Edi Rama dheapo persona të tjerë të autorizuar prej tij. Me besim në vlerësimin e këtij procesi të rëndësishëm", shkruhet në ftesë.Ndërkohë, burime për Report Tv bëjnë me dije se një orë më pas, më konkretisht në 12:00, Meta ka thirrur në takim dhe kryedemokratin Lulzim Basha. Referuar të njëjtave burime, mësohet se Basha e ka konfirmuar takimin. Sipas marrëveshjes së 5 Qershorit e cila hyri në fuqi rreth 10 ditë më parë, periudha zgjedhore më e afërt, kur mund të mbahen zgjedhjet e përzgjidhme është ajo e prill majit të 2021.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:31

Your Page Title