Top News - Nuk “lëshon” sëmundja/ Kosovë, edhe 8 të vdekur nga Covid

Top News - Nuk “lëshon” sëmundja/ Kosovë, edhe 8 të vdekur nga Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit u shënuan edhe 8 viktima të tjera nga Covid 19. Sipas këtij institucioni, janë kryer 534 testime e janë regjistruar 147 raste të reja të sëmundjes. Të shtruar, janë aktualisht 338 persona. Në këtë mënyrë, në Kosovë bilanci total I vdekjeve shkon në 533, ndërsa infektimet janë mbi 13.600. Më herët Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, miratoi një propozim të grupit profesional të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, që kjo e fundit të lëshojë licencë importi pa autorizim të marketingut, për produktet Remdesivir, Favipiravir dhe Hidroksiklorinë. Këta ilace përdoren për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Në një deklaratë për shtyp të kësaj ministrie, thuhet se miratimi i Zemaj ?vlen për periudhën gjatë pandemisë COVID-19 deri në shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë për masa të veçanta?.br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:01

Your Page Title