Numer rekord te sheruarish 24 oret e fundit

Numer rekord te sheruarish 24 oret e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar një numër rekord personash.br br ?Janë 227 qytetarë që e kanë fituar betejën më sëmundjen në 24 orët e fundit, duke e cuar në 5441 të shëruar që nga fillimi i epidemisë?, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.br br Gjithashtu është ulur numri i rasteve të reja. 93 persona janë konfirmuar pozitivë gjatë orëve të fundit.br br ?Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malësi e Madhe, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has, Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet?.br br Fatkeqësisht 6 qytetarë kanë humbur betejën me sëmundjen e rëndë.br br ?Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 63 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçare dhe një 70 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Librazhdi, një 72 vjeçar nga Kukësi dhe një 88 vjeçar nga Dibra. I shprehim ngushëllimet familjarëve?.br br Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 182 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.br br ?23 janë në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar?.br br Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 41 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 03:21

Your Page Title