Top News - Shkollat nëpër botë/ Fëmijët i kthehen mësimit mes masash të ndryshme

Top News - Shkollat nëpër botë/ Fëmijët i kthehen mësimit mes masash të ndryshme

Një vit i ri shkollor si asnjë tjetër i prêt fëmijët e shumë vendeve në këto kohë pandemie. 12.4 milionë të mitur në Francë I rikthehen mësimit pas pushimeve të gjata verore. Presidenti Emmanuel Macron theksoi se sfidat mbeten të mëdha, por I bëri thirrje të gjithëve që thjesht të tregojnë të njëjtën ndjenjë përgjegjësie si muajt e fundit. ? Mos u frikësoni?, ishte mesazhi që I përcolli prindërve ministri i arsimit, Jean-Michel Blanquer, ndërsa pas rritjes së beftë javën e kaluar, vendi këtë të hënë shënoi një rënie të infektimeve të reja. Në Rusi, 1 shtatori shënon tradicionalisht fillimin e shkollës dhe dita e sotme nuk përbën ndonjë ndryshim. Vetëm se nuk do të mbahen kremtimet e përhershme tradicionale, teksa numri I infektimeve atje po I afrohet një milionëshit. Në Itali, do të ketë një metër distancë mes nxënësve në klasa, ose mbulim të fytyrës aty ku largësia nuk është e mundur. Kapaciteti i transportit publik është rritur në 80 për t`I mundësuar fëmijëve rikthimin nëpër klasa. Në Belgjikë, 1.2 milionë fëmijë I kthehen mësimit mes rregullave qe diktojnë ajrosjen e rregullt të ambjenteve dhe maskat të detyrueshme për nxënës e mësues. Fëmijëve në Poloni u është vënë si detyrim larja e duarve. Por ndërsa në Britaninë e Madhe ka nisur rikthimi I nxënësve nëpër klasa, 17 e prindërve thonë se nuk do t`i cojnë fëmijët e tyre në shkollë. Edhe pse frika e koronavirusit është fashitur në qytetin ku nisi gjithcka, Wuhan të Kinës, 1.4 milionë nxënës atje ulen në bankat e shkollës mes një serie masash parandaluese, që përfshijnë kontrollin e temperaturës në hyrje. br Pamjet: AFPbr br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:32

Your Page Title