Report TV -Rama për herë të parë merr drejtimin politik në Durrës, Gjiknuri në Vlorë

Report TV -Rama për herë të parë merr drejtimin politik në Durrës, Gjiknuri në Vlorë

TIRANË- Shtatori nis vrullshëm për Partinë Socialiste. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist në qytetin e Elbasanit u përcaktuan drejtuesit politikë të qarqeve. br br Në fokus të diskutimeve ishte edhe thirrja e Asamblesë Kombëtare për zgjedhjen e kryesisë së re, e cila do të zhvillohet me 4 shtator.Sakaq sa i përket Asamblesë Kombëtare, gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri raporton se janë ndryshuar disa drejtues qarqesh, përkatësisht:br br -Safet Gjici është caktuar drejtues politik në qarkun Kukësbr br -Ilir Beqaj është caktuar drejtues politik në qarkun Shkodërbr br -Lindita Nikolla është caktuar drejtues politik në qarkun Lezhëbr br -Erjon Veliaj do të jetë drejtuesi politik i bashkisë Tiranëbr br -Elisa Spiropali është caktuar drejtues politik në qarkun Tiranëbr br -Kryemistri Rama do të jetë përkohësisht drejtues politik në qarkun Durrësbr br -Ervini Bushati do të jetë kryetari i Partisë Socialiste në Tiranëbr br - Olta Xhaçka është caktuar drejtuese politike në qarkun e Dibrësbr br - Taulant Balla është caktuar drejtues politik në qarkun e Elbasanitbr br -Gramoz Ruçi është caktuar drejtues politik në qarkun e Fieritbr br - Damian Gjiknuri është caktuar drejtues politik në qarkun e Vlorësbr br - Niko Peleshi është caktuar drejtues politik në qarkun e Korçësbr br - Bledi Çuçi është caktuar drejtues politik në qarkun e Gjirokastrësbr br Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së grupit parlamentar, ku nuk harroi që të bënte një autokritikë për veten dhe për deputetët socialistë. Ai tha se secili duhet t'i kërkojë llogari vetes dhe të japë më të mirën, pasi mund të jetë lehtë i zëvendësueshëm.br Përsa i përket zgjedhjeve, Rama tha se duke pasur parasysh kundërshtarin, fitimi i tyre është i sigurt. Ai kërkoi edhe një mandat tjetër nga shqiptarët, pasi sipas tij nuk mund të gjejnë një Kryeministër më të mirë se ai.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 03:27