Kapen hajdutet e koraleve ne Sarande - (22 Shtator 2000)

Kapen hajdutet e koraleve ne Sarande - (22 Shtator 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Gjykata e Faktit Sarandë, ka vendosur masën e arrestit me burg për katër nga gjashtë të huajt të akuzuar për trafikun e koraleve dhe një nga dy shqiptarët e ndaluar katër ditë më parë në këtë qytet. Të huajt tre francezë dhe një italian, u akuzuan zyrtarisht për vjedhje dhe trafikim të koraleve, të konsideruar pasuri kombëtare. Ndërsa shtetasi shqiptar Artan Demiri, u akuzua si bashkëpunëtor në këtë krim. br br Gjykata liroi nga akuza duke lënë të lirë dy të huajt e tjerë, një italian dhe një vajzë franceze, si dhe një shqiptar tjetër. Të akuzuarit u ndaluan katër ditë më parë nga policia e Sarandës, pasi dyshoheshin për vjedhje në grup të koraleve të kuqe në fund të detit Jon, në hapësirën e kanalit të Korfuzit dhe brigjeve të Sarandës. br br Ndalimi i grupit të parë të të akuzuarve nga drejtësia shqiptare për vjedhjen e pasurive nënujore, ndodhi në një nga hotelet e lagjes numër 4 të qytetit të Sarandës. Në momentin e ndalimit, të akuzuarve iu gjetën në dhomat e hotelit 57 kg korale, si dhe pajisje të tjera profesionale për grumbullimin e tyre në fund të detit.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 19

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:13

Your Page Title