OKB seminar per mbrojtjen e te drejtave te grave - (22 Shtator 2000)

OKB seminar per mbrojtjen e te drejtave te grave - (22 Shtator 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Projekti ?Gratë në Zhvillim?, financuar nga kooperacione italiane në mbështetjen e OKB-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane, përfundon pas një pune dy vjeçare. Qëllimi është nxitja e përparimit të grave nëpërmjet mbështetjes së organizatave qeveritare dhe jo qeveritare, që veprojnë në fushën e nxitjes së mbrojtjes së të drejtave të grave. br br Komiteti Shtetëror ?Gruaja dhe familja?, ka përpunuar këto dy vjet një strategji kombëtare. Në këtë periudhë kohore iu është dhënë mundësia e trajnimit në nivel kombëtar e ndërkombëtar, nënpunësve qeveritar në lidhje me çështjet gjinore. Vali Korbanese shefe teknike e projektit shpjegon.br br Vali Korbanese:- ?Kemi ndërhyrë në fushën e shëndetësisë, fëmijëve dhe grave. Jemi munduar t?i njohim gratë me të drejtat e tyre. Projekti është kompleks, ndaj dhe integrimi në fillim është i vështirë. E rëndësishme është që opinioni shqiptar na është përgjigjur pozitivisht?. br br Lavdie Ruçi, drejtuese e komitetit ?Gruaja dhe familja? thotë:br br Lavdie Ruçi:- ?Nxitja e barazisë midis burrit dhe gruas në kushte vendimmarrje, të drejtat e gruas në fushën ekonomike, sociale dhe në fushën e shëndetit. Kemi realizuar një sërë aktivitetesh në mbarë vendin për ndërgjegjësimin e grave për të drejtat e tyre?.br br Në këtë trajnim OJQ dhe gratë u mësuan se si të bëjnë projekte dhe të thithin donacione të huaja për t?i realizuar ato.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 3

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:37

Your Page Title