Starton nata e pare e festivalit folklorik (21 Shtator 2000)

Starton nata e pare e festivalit folklorik (21 Shtator 2000)

Lajme Arkiva 2000br Grupet foklorike, pjesëmarrëse në të gjithë vendin, nisën në Gjirokastër Festfolkun 2000. Evenimenti më i rëndësishëm kulturor i vitit u çel me një ceremoni ku morën pjesë Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani, Kryeministri Meta, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Edi Rama, anëtarë të qeverisë, Ambasadori Limpreht si dhe mjaft miq të Shqipërisë dhe artdashës të kulturës.br I titulluar "Mal me këngë dhe det me valle", vallja e shqipeve solli një gërshetim të brezave të valltarëve. Këngët e njohura polifonike të cilësuara perlat e folkut shqiptar zbritën në skenën mitike të festivalit të Gjirokastrës. Koncerti i mirëseardhjes u përshëndet nga muzikologë, valltarë dhe studiues të folkut, por surprizat të shumta rezervohen dhe në natën e dytë të këtij festivali.br Grupet folklorike do të ngjiten në skenë të ndara sipas prefekturave. Ky aktivitet i madh transmetohet drejtpërsëdrejti nga Televizioni Shqiptar, Televizioni Klan dhe Vizion Tv, nën drejtimin e regjisores Vera Grabocka.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:24

Your Page Title