Gati 3 paketa per nxitjen e punesimit | Lajme - News

Gati 3 paketa per nxitjen e punesimit | Lajme - News

Qeveria ka miratuar një paketë e cila synon të rikthejë në punë personat të cilët kanë mbetur të papunë për shkak të goditjeve që dha pandemia e Covid-19.br br Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj tha se programi ndahet në 3 kategori: te kategoria e parë shteti do të paguajë për dy muaj pagën minimale dhe kontributet shoqërore të punonjësve nëse ata rikthehen në punë për të paktën 4 muaj, për ata që do të rikthehen për 8 muaj, 4 muaj pagë dhe kontribute do të paguhen nga shteti, ndërsa për individët që lidhin kontratë 1 vjeçare, 100 të kontributeve shoqërore do të paguhen nga buxheti.br br Të gjithë procesin e rekrutimit në këtë program do ta kryejë Agjencia Kombëtare e Punësimit. Paketa synon rritjen e punësimit dhe mbështetjen e biznesit që vuajti pasojat e mbylljes së aktivitetit ekonomik.br br Për të njehsuar tregun e punës së Shqipërisë me atë të Kosovës, ministrja Anila Denaj priti një grup pune të udhëhequr nga ministri i Kosovës për Punët dhe Çështjet Sociale, Skënder Reçica.br br Të dy grupet nisën punën për njehsimin e dokumentacionit për njohjen e arsimit profesional në të dy shtetet si dhe kontributeve shoqërore që paguajnë qytetarët e të dy vendeve, nëse punojnë në Shqipëri apo Kosovë.


User: RTV KLAN

Views: 16

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:41

Your Page Title