Presidenti Mejdani dekoron gjeneralin Aleks Andoni - (22 Shtator 2000)

Presidenti Mejdani dekoron gjeneralin Aleks Andoni - (22 Shtator 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Në përfundim të karrierës ushtarake, Gjeneral Brigade Aleks Andoni është dekoruar sot nga Presidenti Mejdani me Medaljen e Artë të Shqiponjës. Në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, ushtarakë të lartë, koleg dhe miq të gjeneral Andonit kanë marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit. br br ?Punë e palodhur në reformimin dhe riorganizimin e ushtrisë shqiptare? është motivacioni i dekoratës. Medaljen e Artë të Shqiponjës, Andonit ia ka dorëzuar Ministri i Mbrojtjes Ilir Gjoni. Vetë Aleks Andoni, ka falënderuar të gjithë kolegët dhe miqtë, si dhe Presidentin e Republikës për këtë medalje. br br ?Nuk mund të lë pa kujtuar në këtë moment edhe mundimin e të gjithë oficerëve shqiptarë në mbrojtje të reparteve ushtarake, ku vetëm pas vitit ?97, 15 oficerë kanë rënë në mbrojtje të ushtrisë shqiptare, ose duke çminuar zonat e banuara? është shprehur vetë gjeneral Andoni.br br Karriera e Aleks Andonit përfundon me detyrën Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 6

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 00:59

Your Page Title