Shkolla "Misto Mame" angazhon nxenesit ne rregullimin e saj (21 Shtator 2000)

Shkolla "Misto Mame" angazhon nxenesit ne rregullimin e saj (21 Shtator 2000)

Lajme Arkiva 2000br Kjo është shkolla 8-vjeçare "Misto Mame" në Tiranë. Ja si paraqitet gjendja e murit rrethues të saj pas shembjes së ndërtimeve pa leje, por nuk ka qenë dakort me këtë gjendje personeli arsimor dhe nxënësit e shkollës. Menjëherë ata kanë filluar punën për sistemimin dhe restaurimin e murit për t'a sjellë atë në gjendjen e mëparshme. Me kontributin e shkollës u blenë veglat dhe nxënësit kanë nisur të punojnë. br Gjithashtu Drejtoria e Arsimit të Tiranës do të xhirojnë një fond prej 10 milion lekësh për llogari të firmës së ndërtimit "Braja Shpk"e cila do të fillojë punën së shpejti për grumbullimin e murit rrethues. Drejtori i shkollës Abaz Mali për këtë problem, thotë:br "Duke parë që shkolla jonë është rkonstruktuar dhe mirëmbajtur mjaft mirë, në fillimin e punës pashë që muri rrethues i shkollës ishte dëmtuar dhe nuk përshtatej me mjedisin e shkollës. Në këto kushte e diskutuam me kolektivin dhe biseduam dhe me qeverinë ekonomike që na u përgjigjën me një fond. Kërkuam dhe ndihmën e mjaft prindërve, presidentë firmash ndërtimi, filluam dhe punën me vetë nxënësit dhe mësuesit dhe mendoj se këto dy ditë duhet t'a përfundojmë."br Kështu rregullimi i këtij muri do t'i përgjigjet më mirë dhe kushteve mësimore në këtë shkollë.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:44