Posterat e kandidateve per kryebashkiak ne Durres - (22 Shtator 2000)

Posterat e kandidateve per kryebashkiak ne Durres - (22 Shtator 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Sa më shumë afrohet dita e zgjedhjeve aq më lart po ngrihen posterat për fushatën elektorale në Durrës. Beteja se kush do të vendosë më shumë postera dhe nga më të mëdhenjtë me fytyrën e kandidatit të tyre ka përfshirë edhe prefekturën. Pas ngjitjes dhe shkuljes disa herë, tashmë janë projektuar maja të larta të qendrës për vendosjen e posterave. br br Mbi tarracën e Pallatit të Kulturës ka tre ditë që qëndron fytyra e përgjysmuar e kandidatit demokrat Arqile Gorea. Për vendosjen e tij është krijuar një konstruksion metalik që është derdhur në beton, puna ka mbetur përgjysmë pasi prefektura e ka quajtur jashtë përmasave të caktuara nga ligji. Me këtë mendim kanë rënë dakord policia ndërtimore dhe ajo e rendit, të cilët kanë bllokuar vendosjen e saj. br br Burime brenda PS pohojnë vendosjen e një super posteri të kandidatit Miri Hoti mbi tarracën e prefekturës, me shpresën për të mos pasur të njëjtin fat.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 10

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:02

Your Page Title