Banka Boterore projekt per reduktimin e varferise ne Shqiperi - (22 Shtator 2000)

Banka Boterore projekt per reduktimin e varferise ne Shqiperi - (22 Shtator 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br ?Reduktimi i varfërisë në Shqipëri, mbetet një nga projektet ambicioze të Bankës Botërore, për këtë arsye qeveria është e angazhuar të hartojë strategjinë e reduktimit të varfërisë?. Kështu është shprehur Ministri i Financave Anastas Angjeli, i cili ka zhvilluar sot një takim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me pjesëmarrës të Bankës Botërore në Shqipëri, si dhe Institutit të Studimeve Zhvillimore Karter. br br Qëllimi i këtij takimi ishte njohja nga afër me projektet dhe raportet e përpiluara nga Banka Botërore. Në këtë strategji përfshihen me projektet e tyre pesë ministri, Ministria e Bujqësisë, e Arsimit, e Shëndetësisë, e Transporteve dhe ajo e Pushtetit Lokal. Vëmendja qendrore e Ministrit të Financave Angjeli, ka qenë bashkëpunimi për projektin e buxhetit afatmesëm, për uljen e varfërisë në Shqipëri.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 9

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 00:57

Your Page Title