Top News - Mediat turke: Do sulmohej Shën Sofia!

Top News - Mediat turke: Do sulmohej Shën Sofia!

Nje terrorist i lartë i Shtetit Islamik i arrestuar së fundi nga policia turke po planifikonte të kryente një sulm mbi Xhaminë e Madhe të Hagia Sofias dhe të shënjestronte politikanë, krerë të organizatave joqeveritare dhe figura të tjera të njohura në Turqi sipas mediave atje. Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu njoftoi se Mahmut Özden, I njohur ndryshe si Abu Hamzi apo dhe si ? emiri turk? I ISIS-it, u arrestua gjatë një operacioni anti-terrorist në provincën jugore të Adanës." Özden ka qenë në paraburgim që prej 20 gushtit. Ai thuhet të ketë bërë disa rrëfime gjatë marrjes në pyetje, por më e rëndësishmja ishte që hetuesit arritën të konfiskonin një sërë materialish të rëendësishme dixhitale. Sipas ministrit Soylu, këto materiale përfshinin udhëzime nga terroristët e Isis në Irak dhe Siri, të dhëna mbi strukturën e re të grupit në Turqi, dhe përfshirë synimet e tij për të formuar ekipe prej 10 apo 12 personash të cilët të kryenin sulme. Ministri i brendshëm shtoi se janë ndaluar edhe disa terroristë të tjerë të ISIS-it, të cilët ? po flasin me forcat e rendit?. Policia deshifroi mesazhet e koduara të dërguara militantëve nga krerët e celulave terroriste në Siri dhe Irak, në të cilat përfshiheshin udhëzime që përmendnin rrëmbime turistësh, prokorurësh e deputetësh, nje sulm mbi bazën ajrore të Incirlikut dhe plane të tjera. br br Pamje: AFPbr br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 13

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:16

Your Page Title