Sali Berisha per Edi Ramen: A mund t'a doje Tiranen dikush qe shet turpin (21 Shtator 2000)

Sali Berisha per Edi Ramen: A mund t'a doje Tiranen dikush qe shet turpin (21 Shtator 2000)

Lajme Arkiva 2000br Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar sot përpara banorëve të Kombinatit kandidatin për Bashkinë Tiranë Besnik Mustafaj dhe të bashkizës Marjo Veizi. Kësaj here në fjalën e Berishës, refreni i tij është përqëndruar tek akuzat në jetën private të Edi Ramës.br "A mund të dojë Tiranën ai që nuk do nënën. A mund të dojë Tiranën ai që rreh nënën. A mund të dojë fëmijët e Tiranës ai që i pret kafshatën djalit të vet? A mund të dojë Tiranën ai që shet turpin e tij për një vizë. Turpi i shqiptarëve është ai."br Ai ka sulmur dhe kandidatin për minibashkinë Ilfan Dashi. Ai e akuzon atë si një nga vjedhësit e firmave piramidale është një kusar i mesëm. Kandidati i Tiranës Besnik Mustafaj ka organizuar më pas një takim me intelektualë dhe artistë të kryeqytetit në Teatrin e Operas dhe Baletit.br Unë e quaj të papërligjur tha Mustafaj që Tirana është i vetmi kryeqytet i Europës që nuk ka një teatër bashkiak. Ne do t'a ngremë këtë teatër bashkë me trupën e tij dramatike, por dhe me orkestër filarmonike. Sipas Mustafaj, shumë shpejt ky teatër me repertorin e tij artistik dhe simfonik do të jetë një nga adresat më të respektuara jo vetëm për Tiranën, Shqipërinë, por edhe më gjerë. Në këtë takim ka përshëndetur dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 5

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 02:27

Your Page Title