Ora News - Shkodër: Humb kontrollin e motorit përplaset me shtyllën, ndërron jetë 32 vjeçari

Ora News - Shkodër: Humb kontrollin e motorit përplaset me shtyllën, ndërron jetë 32 vjeçari

#tvora #rtvoranewsbr Një aksident rrugor i mori jetën një-32 vjeçari mëngjesin e kësaj të enjte (3 shtator), në Shkodër.br br Zaim Verri, banues në fshatin Velinaj, po udhëtonte me motorçiklete në aksin rrugor Shkodër ? Muriqan, kur në fshatin Oblikë humbi kontrollin e saj dhe për pasojë u përplas me një shtyllë.br br Goditja ishte e fortë dhe ai mori plagë të rënda në trup, ku megjithëse u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, nuk arriti të mbijetonte.br br Më datë 03.09.2020, rreth orës 09:35, në vendin e quajtur Fshati Garuc, Oblikë Shkodër, duke drejtuar motorrçikleten tip ?Dayang?, shtetasi Z. V. 32 vjeç, banues në Fshatin Velinaj, Shkodër, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi, i cili sapo ndërroj jetë në Spitalin Rajonal Shkodër?, informon policia.br br Shërbimet e policisë që mbërritën në vendngjarje nisën hetimet mbi shkaqet e këtij aksidenti.br br Të dhënat e para sipas ndërtimit të skemës paraprake nga grupi ekspertizës, kanë nxjerrë se 32- vjeçari ka humbur kontrollin e motorçikletës dhe ndonëse ka tentuar të frenojë, përplasja me shtyllën ka qënë e pashmangshme.br br Goditja e fortë i ka shkaktuar plagë në disa pjesë të trupit që kanë rezultuar fatale për jetën e tij, megjithë përpjekjet e mjekëve.br br Aksidentet rrugore fatkeqësisht vijojnë të përgjakin rrugët e vendit duke shënuar çdo ditë bilance të rënda, që i ngjajnë për nga numri i viktimave atyre të zonave të luftës.br br Megjithë ndërhyrjet e kryera në përmirësimin e infrastrukturës dhe masave të marra nga policia rrugore, Shqipëria mbetet në krye të listës për numrin e aksidenteve fatale në raport me numrin e popullsisë.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 01:13