Telekom nderpret sinjalin telefonik ne shkollat e rrethit te Elbasanit (24 Shtator 2000)

Telekom nderpret sinjalin telefonik ne shkollat e rrethit te Elbasanit (24 Shtator 2000)

Lajme Arkiva 2000br 30 shkolla 8-vjeçare dhe të mesme në rrethin e Elbasanit, momentalisht janë pa lidhje telefonike sepse Telekomi ua ka ndërprerë sinjalin që në qershor. Prej 9 muajsh, të gjitha këto shkolla nuk paguajnë detyrimet financiare të faturave. Sipas drejtuesve të shkollave, fondi duhet të vijë nga bashkia e qytetit dhe vetëm atëherë shlyhen detyrimet e prapambetura.br Por urdhri i fundit i Bashkisë Elbasan i detyron drejtorët të paguajnë nga xhepi i tyre nëse duan sinjal telefonik. Me të gjitha format dhe vendimet, ky sinjal, tepër i nevojshëm në shkollat e Elbasanit duket larg. Shpresat që të shlyhen borxhet dhe të rilidhet sinjali, tashmë janë varur nga prindërit biznesmenë.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 00:52

Your Page Title