Top News - Bosi i ‘Xibrakës’/ OFL i çon formularin Genci Xhixhës

Top News - Bosi i ‘Xibrakës’/ OFL i çon formularin Genci Xhixhës

Operacioni Forca e Ligjit I është rikthyer kryeqytetit, duke u dërguar formularin për justifikimin e pasurive katër personave të dënuar për vepra të ndryshme penale. Emri i parë që bie në sy ëshët ai I Genxi Xhixhës, I cilësuar nga drejtësia si kreu I grupit të Xibrakës që trafikonte kokainë nga Kolumbia.br Grupi i drogës "Xibraka" u zbulua në janar të vitit 2015, gjatë një operacioni të policisë me informacione dhe ndihmë nga agjentë të policisë gjermane, ku u sekuestrua sasia prej 100 kg kokainë. Droga u gjet në një magazinë në fshatin Xibrakë 10 km larg qytetit të Elbasanit. Tetë persona u arrestuan brenda dhe pranë magazinës së drogës, mes tyre edhe nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë. Genci Xhixha u shpall në kërkim dhe mendohet se strehohet në Kubë. Ai akuzohet si kreu i një rrjeti të fuqishëm të trafikut të kokainës në Europë dhe më gjerë. Xhixha u dënua në mungesë me 13 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, të cilat u ulën në 8 vjet nga Gjykata e Apelit. Genci Xhixha dhe anëtarët e tjerë të grupit kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkojnë pafajësi.br br Veç Xhixhës, OFL u ka kërkuar të justifikojnë pasurinë edhe tre perosna të tjerë, Altin Çelës banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Armëmbajtja pa leje?; si dhe Ergest Zhupanit e Sulejman Sinës të dy banues në Tiranë, të dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë".br br Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.br br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 3

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 01:31