Shitet Fabrika e Çimentos Fushe-Kruje - (23 Shtator 2000)

Shitet Fabrika e Çimentos Fushe-Kruje - (23 Shtator 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Nënshkruhet kontrata e shitjes së Fabrikës së Çimentos Fushë-Krujë. Kjo fabrikë është blerë nga Fushë-Kruja Cement shpk. Një shoqëri që zotërohet plotësisht nga Consortium Holding Sale. Këtë kontratë e ka nënshkruar përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe Agjencisë Kombëtare të Privatizimit. br br Blerësi është shpallur fituesi i tenderit të organizuar nga shitësi i fabrikës, që është qeveria shqiptare në datën 3 Korrik. Me nënshkrimin e kësaj kontrate në llogari të shtetit shqiptar, ka kaluar shuma 1 miliard e 750 milion lekë. Kompania blerëse ka marrë përsipër të aktivizojë fabrikën me të gjithë kapacitetin e saj. br br Consortium Holding, një shoqëri e përbashkët përpara gazetarëve, sot ka përmendur aktivitetin e pushuar prej dy vjetësh të fabrikës së çimentos. Kjo shoqëri do të bëjë rehabilitimin tërësor përpara se të fillojë përsëri aktivitetin e saj fabrika e çimentos, brenda një kohe të shkurtër.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 12

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 01:11

Your Page Title