Besnik Mustafaji merr pjese ne perurimin e rruges se Saraçve - (23 Shtator 2000)

Besnik Mustafaji merr pjese ne perurimin e rruges se Saraçve - (23 Shtator 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Me vendim të këshillit bashkiak, kjo rrugë merr sot emrin rruga e Saraçve. Mbiemrin e familjeve të para banuese në këtë lagje. Në përurimin e saj merrte pjesë edhe kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Besnik Mustafaji. Zëvendës kryetari i bashkisë, Buron Kaceli, është shprehur se nuk është kthim në identitet ai i ministrive, por ky këtu, i cili ka të bëjë me kthimin e emrave në origjinë. Kandidati Mustafaji gjen rastin, përshëndet, e premton.br br Besnik Mustafaji:- ?Unë dua t?i sigurojë të gjithë të pranishmit që ishin këtu dhe nëpërmjet tyre shumë të tjerë, se me konsideratën time, zemra e Tiranës dhe shpirti i Tiranës, mbeten tiranasit e vjetër dhe gjithë të tjerët që kanë ardhur në Tiranë, kanë shtuar energji për t?i dhënë kryeqytetit ato përmasa që ka ai sot?.br br Ideja e kthimit të emrave, do të vazhdojë me ngritjen e përmendoreve e monumenteve të figurave të shquara tiranase.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 01:19

Your Page Title