Fermeret i lene tokat e tyre djerre - (23 Shtator 2000)

Fermeret i lene tokat e tyre djerre - (23 Shtator 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Punimi i tokës dhe mbjellja e saj është ndër problemet kyçe të bujqësisë tonë. Shumica dërmuese e fermerëve tanë nuk i disponojnë mjetet e mekanizuara për të punuar tokën dhe si rrjedhojë një pjesë të madhe të tyre i lënë djerrë. Për të punuar tokën fermerët aktualisht marrin me qira mjetet e mekanizuara dhe për çdo proces janë të detyruar të paguajnë një shumë të caktuara parash. br br Të shtyrë nga kjo, këto fermerë të komunës së Kamzës detyrohen që ta mbjellin tokën e tyre me jonxhë, pasi kjo kulturë mbillet vetëm një herë dhe ka 5-6 korrje në vit. Ky fermer në katër dynym që ka në përdorim, merr 10-12 kuintal jonxhë të thatë për korrje dhe ka të siguruar dhe tregun e shitjes.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 5

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 01:04

Your Page Title