Rama tek Presidenti Meta per daten e zgjedhjeve |Lajme-News

Rama tek Presidenti Meta per daten e zgjedhjeve |Lajme-News

15 minuta ka zgjatur takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ilir Metës në zyrat e Presidencës, ku u diskutua për caktimin e datës së zgjedhjeve.br Sikurse ishte paralajmëruar, Rama mbërriti në zyrën e kreut të shtetit ekzaktësisht në orën 11:00. I shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, Rama ka zhvilluar bisedë të shkurtër me Presidentin për këtë çështje.br ?Unë mendova të zhvillonim konsultime për datën e zgjedhjeve me qëllim për të ndihmuar sa më shumë drejt procesit, sa më gjithëpërfshirës. Do të isha shumë i interesuar të dëgjoja dhe mendimin tuaj si përfaqësues të Partisë Socialiste dhe mazhorancës?, është shprehur Presidenti Ilir Meta.br Më pas do të jetë në zyrën e kreut të shtetit edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha.br Më herët, Meta priti në takim edhe përfaqësues të forcave të tjera politike. br Me ndryshimet e reja në kodin elektoral, mazhoranca dhe opozita ranë dakord që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen në periudhën nga 15 Prilli deri në 15 Maj.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 01:51

Your Page Title