Plumba makines se policise ne Shkoder - (26 Shtator 2000)

Plumba makines se policise ne Shkoder - (26 Shtator 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Plumba mbi makinën e policisë së Shkodrës, kur lëvizte shefi i komisariatit Bukurosh Teqja dhe shefi i rendit i komisariatit të qytetit. Mbrëmë pas orës 19 në lagjen ?Vojo Kushi?, shtetasi Bledar Beqiri 28-vjeç, ka qëlluar me breshëri automatiku nga makina e tij tip Fuoristrada, në drejtim të mjetit të policisë. br br Plumbat nuk kanë goditur automjetin e policisë, por menjëherë forcat blu kanë ndaluar mjetin nga është qëlluar dhe kanë arrestuar Bledar Beqirin, si dhe pesë persona të tjerë që lëviznin në automjet. Në makinë është sekuestruar përveç armës automatike edhe një pistoletë tip Zastava, si dhe një sasi fishekësh.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 4

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 00:45