Vettingu: Kalon gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, probleme me pasurinë për gjyqtarin Artur Gaxhi

Vettingu: Kalon gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, probleme me pasurinë për gjyqtarin Artur Gaxhi

#tvora #rtvoranewsbr Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Artur Gaxhi ka dalë para vettingut. KPK ka konstatuar probleme me pasurinë. Ndërsa ka kaluar me sukses ne shkallën e parë gjyqtarja e Apelit Vojsava Osmanaj.br br Vettingu në drejtësi po vijon me gjyqtarët e gjykatavë të apeleve. Ne orët e para të ditës KPK ka konfirmuar në detyre gjyqtarën e Apelit të Shkodrës Vojsave Osmanajbr br Pas saj në vetting para komisionit ka dalë gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Artur Gaxha. Ndonëse ILDKPI kishte bërë për gjyqtarin Gaxha një raport ku e kishte nxjerrë me pasuri të justifikuar dhe që nuk ka konflikt interesi, KPK kishte kryer një hetim ku për gjyqtarin u konstatua se nuk justifikonte burimin e ligjshëm të nje pjese pasurisë. Gaxha kishte në pronësi një apartament në Tiranë 124,8 m2 të cilin ai kishte deklaruar se ia kishte blerë babait të bashkëshortes në vlerën 1 milion lekë.br br Në lidhje me çmimin e ulët Gaxha është shprehur se ai ka qënë i tillë , për shkak të marrëdhënies baba-bijë. Gjyqtari kishte blerë një tjetër apartament 180 m2 në Tiranë, në vlerën 200 mijë euro. Si burim pasurie, ai kishte deklaruar 120 mijë euro kredi. 40 mijë euro nga shitja e një apartamenti në Golem. 1,5 milionë lekë nga shitja e autoveturës dhe kursime. KPK u shpreh se në 2010, gjyqtari nuk është deklaruar burimi i shumës 60 mijë euro përdorur si këst i parë për banesën.br br Gaxha zotëronte një garazh 25 m2, në vlerën 3,2 milionë lekë si dhe nje tokë arë në Mjull Bathore, 900 m2 të cilat kishin si burim shitjen e nje apartamenti por sipas KPK pagesa nuk është bërë përmes llogarisë bankare të noterit. Gjithashtu, gjyqtari ka deklaruar fitimin e 84 mijë dollarëve nga një llotari në vitin 2006.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 01:47